AKTUALITET /

Pjesë e grupit të Shijakut, kapet në Tiranë i shumëkërkuari Aldo Avdylaj! Fshihej pranë Kopshtit Zoologjik

Shkruar nga Versus
Pjesë e grupit të Shijakut, kapet në Tiranë i
Aldo Avdyli dhe xhaxhai i tij Astrit Avdyli (i arrestuar)

Tiranë- Forcat Operacionale kanë arrestuar të shumëkërkuarin Aldo Avdylaj gjatë një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.

Nipi i kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, prej vitesh ishte shpallur në kërkim si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Përgjimet e zbardhura së fundmi nga SPAK kanë provuar përfshirjen e tij në disa ngjarje kriminale.

Aldo alias Elidon Avdylaj dyshohet të jetë bashkëorganizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës në kuadër të planit për hakmarrje lidhur me atentatin që viktima kishte kryer ndaj tij. I përshkruar si person tejet i rrezikshëm, Avdylaj dyshohet se ishte pjesë e grupit me pagesë si dhe grupit të tjetërsimit të pronave në Durrës.

Në përgjimet e zbardhura në SkyEcc me biznesmenin e zhdukur Ervis Martinaj, xhaxhai i Aldo Avdylajt, Astrit Avdylaj shprehte gatishmërinë për të ndihmuar në eleminimin e Durim Bamit në Fushë Krujë me anë të nipit të tij. Versus.al

Poll