AKTUALITET /

"Unë vr*s 10 vetë nëse thua ti", kush është i rrezikshmi që u arrestua sot në Tiranë? I përfshirë edhe tek plani kundër Durim Bamit

Shkruar nga Versus

"Unë vr*s 10 vetë nëse thua ti", kush është i

Sot u arrestua në Tiranë Aldo Avdylaj, një prej personave të përfshirë në dosjen ‘Metamorfoza’ dhe atë të Rrumit të Shijakut në Durrës me tjetërsimin e pronave dhe eleminimin e anëtarëve të grupit të Plarent Dervishajt.

Përgjimet e zbardhura në SkyEcc si pasojë e të cilave u arrestua edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS, Loer Kumes, tregojnë sesi Aldo dhe Astrit Avdylaj bashkërendonin veprimet për të vrarë Edmir Bregun për të cilin dyshonin se qëndronte pas një plani për eleminimin e Aldo Avdylajt.

Në këtë ngjarje, vëllai i deputetit ka patur rolin e ndihmësit duke u dhënë informacione autorëve, ndërsa Alfred Doka dyshohet të ketë qenë ekzekutuesi me pagesë.

Përgjimet e SkyEcc tregonin sesi Avdylajt gjakftohtësisht planifikonin ngjarje kriminale në zonë për të ngjallur terror dhe frikë ndërsa ishin përfshirë edhe në përplasjen e Rrumit të Shijakut dhe grupit të Plarent Dervishajt për të sfiduar pushtetin e këtij të fundit në Durrës.

Sipas burimeve të hetimit, Avdylaj rezulton i përfshirë në përgjime ku dëgjohet të thotë: “Unë vras 10 vetë, nëse thua ti”, një frazë që hedh dritë mbi strukturën hierarkike dhe mënyrën e funksionimit të grupit që kishte në krye Astrit Avdylajn. Po ashtu, Aldo Avdylaj rezulton i përfshirë në tjetërsimin e pronave në Durrës.

Ndërsa më herët emri i tij përmendet edhe tek dosja “Metamorfoza” ku biznesmeni i zhdukur i kërkonte Astrit Avdylajt njerëz për të vrarë Durim Bamin dhe Avdylaj i dërgoi nipin e tij. Por atentati mbeti vetëm i planifikuar pasi pavarësisht organizimit dhe përpjekjes së disa grupeve kriminale, Durim Bami arriti të shpëtonte pa u gjetur. Versus.al

Poll