AKTUALITET /

Plagosi me thikë të miturin, policia merr nën hetim 14 vjeçarin në Maliq

Shkruar nga Versus

Plagosi me thikë të miturin, policia merr nën hetim 14

Korçë- Ditën e djeshme dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç u konfliktuan me njëri-tjetrin në Maliq duke bërë që njëri prej tyre të plagosej me thikë.

Si pasojë e ngjarjes të ndodhur në fshatin Sheqeras, policia ka marrë nën hetim 14 vjeçarin që kreu krimin, duke e akuzuar për veprën penale “plagosja e lehtë me dashje.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar, jashtë rrezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje"- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa i mituri tjetër po merr mjekim në spitalin rajonal të Korçës. Raste të tilla janë bërë shumë problematike në vendin tonë ku vitin e kaluar u shënua një tragjedi si pasojë e sherrit mes të miturve në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë një 14 vjeçar. Versus.al

Poll