Policia e Tiranës ka arrestuar Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, nipi i Vladimir Gjuta, pas ngjarjes në hotelin e familjes ku u plagos me armë zjarri një 18-vjeçare, e cila ishte e dashura e tij.
Arrestimi vjen pas shpalljes në kërkim një ditë më parë për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas hetimeve të para, vajza ishte vetëm në dhomën e gjumit kur ka qëlluar veten, duke u vetëplagosur.
Familjarët, përfshirë Sajmir Gjuta, Mirvete Gjuta dhe Elvir Gjuta, pretenduan se kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.
Sipas policisë, ata kanë hyrë në dhomë, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe më pas kanë fshehur armën dhe kanë larë gjakun, ndërsa disa anëtarë të familjes e kanë dërguar në spital dhe janë këshilluar të deklarojnë një version tjetër për ngjarjen.
Gjithashtu vijojnë kërkimet për babain e 22 vjeçarit Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit
/Versus.al


