AKTUALITET /

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, policia vë në pranga 3 persona. Si u kapën ‘mat’ duke çuar ushqim në banesën ku fshiheshin

Ata janë arrestuar në Tiranë, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë “9-katsheve’ në kryeqytet dhe njëri prej tyre, të arrestuar po ashtu sot, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.

Shkruar nga Versus

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, policia

Është vënë në pranga ditën e sotme Zenel Muçmata, i dyshuar për plagosjen e 29-vjeçarit Elvis Halilaj, kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar atë që të fshihet, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj.

Ata janë arrestuar në Tiranë, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë “9-katsheve’ në kryeqytet dhe njëri prej tyre, të arrestuar po ashtu sot, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.Ndërkohë më parë është dorëzuar në polici vëllai i Zenel Muçmatës, Sebastiani, i cili ka deklaruar se kjo ngjarje është shkaktuar për shkak të konfliktit për shkak të pozicionit të punës së vëllait Zenelit, i cili mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki.

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, policia
Sebastian Muçmata

Zenel Muçmata, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

G. P., i dyshuar për “Përkrahje të autorit të dyshuar për një krim”.

E. A., gjithashtu i dyshuar për “Përkrahje të autorit të dyshuar për një krim”.

Sakaq, hetimet për këtë rast vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të dokumentuar veprat penale të kryera.

 

Poll