AKTUALITET /

Plagosje me thikë në Qerret (EMRAT)

Një i ri është plagosur rëndë pas një konflikti për motive banale në Qerret të Katundit të Ri, Durrës.

Shkruar nga Versus
Plagosje me thikë në Qerret  (EMRAT)
Foto ilustruese

Një 41-vjeçar është plagosur rëndë pas një konflikti për motive banale në Qerret të Katundit të Ri, Durrës.

Sipas burimeve, i plagosuri Haxhi Shehu është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërsa autori i dyshuar Egzon Sinani është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës

U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Versus.al

Poll