
Një incident, i cili ka lënë të plagosur të paktën dy persona është regjistruar në Vlorë mbrëmjen e kësaj të enjte. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Vlorës, debati i zhvilluar në ambientet e një lokali ka degraduar në dhunë fizike.
Si pasojë e përplasjeve mes disa personave, një vajzë e përfshirë në sherr ka marrë dëmtime në fytyrë, ndërsa edhe një person tjetër përveç saj po merr trajtim në Spitalin e Vlorës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Versus.al/








