AKTUALITET /

Plas tritoli jashtë derës së dyqanit në Laç

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shkruar nga Versus

Plas tritoli jashtë derës së dyqanit në Laç

Lezhë- Një shpërthim me tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka tronditur zonën e Laçit.

Policia njofton se lënda plasëse shpërtheu rreth orës 03:30 në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të Gj.L.  Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë për të kapur autorin/ët. Versus.al

Poll