
Në seancën e sotme për dosjen e operacionit “Plumbi i Artë” që solli goditjen e disa grupeve krimnale pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit, ka patur përplasje mes të penduarit tjetër të drejtësisë, Erion Alibejt dhe të pandehurve.
Mësohet se të pandehurit kanë kërkuar të informohen për dëshminë e plotë të Alibejt, ndërsa ky i fundit thotë se ka përmendur persona që janë jashtë gjyqit dhe i rrezikohen familjarët.
Ndërsa pretendimeve të të pandehurve të cilët u ankuan duke thënë se edhe familjarë të tyre janë jashtë, prokurori i posaçëm Behar Dibra iu përgjigj duke iu thënë se të gjithë janë të mbrojtur nga shteti.
Pjesë nga seanca:
Behar Dibra: Është thjesht një akt marrje në pyetje por nuk ësht firmosur konform ligjit. I vetmi akt i marrjes në pyetje është ai që ju kemi vënë në dispozicion gjykatës dhe avokatëve.
Alibej: Kam nje deklarim shumë të gjatë pra 25% janë sjell këtu. Kush e mbron Suel Çelën dhe kriminelët e tjerë. Çfarë nuk i takon këtij procesi gjyqësorë nuk mund të sillet këtu sepse unë kam edhe familjarë jashtë. Unë kam përmendur emra të personave që janë jashtë kësaj salle që nuk janë pjesë e këtij procesi që na rrezikojnë familjen.
Enver Diva: Pse të mos i marrim të gjitha deklarimet të marrim vesh çfarë kanë thënë të dalin sheshit se jemi të akuzuar për vrasje. Normal që këtyre ju dhimbet familja po kalamajt tonë kush i mbron?
Prokuror Behar Dibra: Edhe juve ju mbron shteti, ju mbron duke ju mbajtur në burg.
Avokati Gent Rumano( Henrik Hoxha): Unë mbroj vetëm klientin tim nuk kam asnjë interes tjetër për persona të tjerë çfarë thot Alibej.
Gjyqtarja-Prokurorëve: Kemi marrë një vendim do sillni procesverbalin ta vini në dispozicion të avokatëve.
Behar Dibra me tone të Larta: Nuk është bërë 29.09.2022 provë nuk është procesverbal. Nuk është në fashikuj.
Gjyqtarja: Procesverbalin e datës 29.09.2022 do ta sillni në para gjykatës me firmë apo pa firmë.
Behar Dibra: Nuk është një procesverbal që i shërben këtij procesi por marr përsipër t’ua sjell tani. (largohet nga salla për të marrë procesverbalin)
Të pandehurit kërkojnë të largohen nga seanca
Avokati Gent Rumano- policëve: Mos i prekni me dorë, mos i ndaloni nuk keni të drejtë ti prekni. Versus.al







