AKTUALITET /

Po inspektonte punimet për ndërtimin e urës në Elbasan, inxhinieri rrëzohet dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik në Peqin

Viktima është identifikuar si Guri Dashi, i cili ra nga lartësia teksa po inspektonte punimet në urën që po ndërtohet në aksin Lekaj–Elbasan.

Shkruar nga Versus
Po inspektonte punimet për ndërtimin e urës në Elbasan,
Guri Dashi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Paulesh, ku një inxhinier humbi jetën gjatë kontrollit të punimeve në një urë në ndërtim.

Viktima është identifikuar si Guri Dashi, i cili ra nga lartësia teksa po inspektonte punimet në urën që po ndërtohet në aksin Lekaj–Elbasan.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar në flagrancë 64-vjeçarin Enver Hoxha, me detyrë drejtues teknik, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Guri Dashi, baba i dy fëmijëve të mitur, jetonte në Pogradec, ku kishte ndërtuar jetën e tij familjare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç./Versus.al

Poll