AKTUALITET /

Ç'po ndodh? Nga Gadishulli Iberik në Ballkan, e gjithë Evropa nën pushtetin e flakëve

Shqipëria është një nga vendet më të prekura, me 50 vatra zjarri të evidentuara në 24 orët e fundit – 19 prej tyre ende aktive. Më të goditurat janë zonat në jug, si Gjirokastra dhe Syri i Kaltër.

Shkruar nga Versus

Ç'po ndodh? Nga Gadishulli Iberik në Ballkan, e gjithë

Një valë ekstreme nxehtësie ka përfshirë Europën, nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, duke shkaktuar temperatura mbi 40°C dhe dhjetëra vatra zjarri.

Në Spanjë, Francë, Itali dhe rajonet ballkanike janë regjistruar zjarre të shumta, përfshirë zona të mbrojtura si Las Medulas në Spanjë.

Shqipëria është një nga vendet më të prekura, me 50 vatra zjarri të evidentuara në 24 orët e fundit – 19 prej tyre ende aktive. Më të goditurat janë zonat në jug, si Gjirokastra dhe Syri i Kaltër.

Sipas ekspertëve, kjo situatë është një pasojë direkte e ndryshimeve klimatike, që po sjellin verëra më të gjata, më të nxehta dhe më të rrezikshme për zjarre. Autoritetet shqiptare ndodhen në gjendje gatishmërie për menaxhimin e situatës. /Versus.al

Tags:

evropa flake

Poll