AKTUALITET /

Po punonte me babain në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15 vjeçari në Berat

Babai u përpoq ta shpëtonte të birin, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Shkruar nga Versus

Po punonte me babain në arë dhe u fut në lumë për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj të Beratit ku një 15 vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në lumë. I mituri Fatjon Sadushi ishte me babain e tij në arë duke punuar kur vendosi të lahej në lumë për t’u freskuar.

Fatkeqësisht rrjedha e lumit ka qenë e fortë dhe e ka marrë disa metra poshtë. I ati hyri ta shpëtonte djalin, por fatkeqësisht e nxori në breg pa shenja jete.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes. Versus.al

Tags:

berat

Poll