
Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 3 vajzat e akuzuara për dhunën dhe talljen që i bënë një vajze 17 vjeçare një muaj më parë duke e goditur dhe publikuar në rrjetet sociale.
Për njërën 15 vjeçare vijon trajtimi në spitalin psikiatrik, për 15 vjeçaren tjetër u la në fuqi masa e arrestit shtëpiak ndërsa për 19 vjeçaren “arrest me burg”.
Të rejat dyshohet se kishin ngritur edhe një skemë për shantazh dhe përfitimin e shumave të parave nëpërmjet futjes në kurth të personave të ndryshëm të cilët i ftonin në vende kompromentuese dhe u bënin foto e video. Versus.al

