
Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke transportuar me kamion një sasi prej 160 kilogramësh kokainë, vlera e së cilës arrinte deri në 20 milionë euro nëse shitej.
Droga u zbulua gjatë një kontrolli nga policia e Brescias. Oficerët vunë re lëvizje të dyshimta pranë një furgoni. Shoferi me kujdes të madh po priste në kamion, ndërsa një makinë u ndal para mjetit të rëndë.
Policia ndërhyri dhe zbuloi se dy shqiptarët po shkëmbenin 7 çanta me kokainë të cilat së bashku kapnin vlerën e 20 milionë eurove. Të dy shqiptarët u transferuan në burgun e Bergamos ku po mbahen nën paraburgim deri sa të dalin para gjykatës. Versus.al

