AKTUALITET /

Policia e qëlloi me armë, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar në Itali (DETAJET)

Raportimet thonë se efektivët përdorën armën elektrike ndaj shqiptarit, dhe pas goditjes së parë u regjistrua edhe një e shtënë e dytë. Menjëherë më pas, viktima pësoi një arrest kardiak.

Shkruar nga Versus

Policia e qëlloi me armë, ndërron jetë 47-vjeçari

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u godit me armë elektrike nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur pas një telefonate nga fqinjët, të cilët raportuan për zhurma dhe britma të forta që vinin nga banesa e shqiptarit.

Sipas mediave italiane, viktima, ende i paidentifikuar publikisht – dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur mbërriti policia. Dy oficerë që ndërhynë në incident po hetohen në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Raportimet thonë se efektivët përdorën armën elektrike ndaj shqiptarit, dhe pas goditjes së parë u regjistrua edhe një e shtënë e dytë. Menjëherë më pas, viktima pësoi një arrest kardiak.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht konstatuan vdekjen e tij në vend.

Autoritetet italiane janë duke kryer hetime për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij rasti tragjik. /Versus.al/

Tags:

itali

Poll