AKTUALITET /

Policia gjen dhe asgjëson mijëra bimë kanabis në Vaun e Dejës, por kultivuesit mbeten 'anonimë'

Shkruar nga Versus
Policia gjen dhe asgjëson mijëra bimë kanabis në Vaun e
Një pjesë e lëndës narkotike të asgjësuar

Shkodër- Policia ka zhvilluar një operacion antikanabis në Vaun e Dejës ku gjatë kontrolleve në njësitë administrative Shllak dhe Pult u gjetën dhe asgjësuan 1288 fidanë dhe 479 bimë kanabis të kultivuara.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa”- njofton policia.

Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike. Ndërsa operacioni është ende në vazhdim. Versus.al

Poll