AKTUALITET /

Policia jep detaje për vdekjen e Flamur Kolmarkut, drejtuesit të lartë të Gardës: U gjet i mbytur në lumin Mat

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Matit, rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës, në lumin Mat, në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit F.K., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Policia jep detaje për vdekjen e Flamur Kolmarkut, drejtuesit të

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Flamur Kolmarkut, ish-ushtarak karriere dhe ish-drejtues i Gardës së Republikës, i cili ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh dhe u gjet më pas pa shenja jete.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Matit, rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës, në lumin Mat, në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit F.K., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para hetimore sugjerojnë se ai mund të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.

“Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi F.K., 56 vjeç… nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kolmarku ishte raportuar i zhdukur prej pasdites së së enjtes, ndërsa familjarët dhe autoritetet kishin zhvilluar kërkime intensive në disa zona të vendit. Për disa ditë me radhë, operacioni i kërkimit ishte përqendruar në zona të ndryshme, bazuar në informacionet mbi lëvizjet e fundit të tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin. Versus.al

Poll