
Protestat masive kundër projektit të Zvërnecit kanë hyrë në ditën e shtatë.
Edhe këtë të diel, protesta me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, do të organizohet si çdo ditë në bulevardin e madh përballë Kryeministrisë.
Të rinj e të reja, qytetarë të të gjitha moshave kanë vendosur t’i bashkohen thirrjes duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin për investim në zonën e Zvërnecit.
Protestuesit kanë deklaruar se pjesëmarrja e përditshme nis në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshimi drejt kryeministrisë.
“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” thuhet në sloganin ku qytetarët ftohen të marrin pjesë.S’ndalen protestat masive për dorëheqjen e Ramës, qytetarët ftohen të marrin pjesë çdo ditë në orën 18:00. Versus.al

