AKTUALITET /

EMRI/ Vidhte banesa, dyqane dhe objekte kulti, arrestohetnë Himarë 37-vjeçari

37-vjeçari nga Fushë Kruja akuzohet për një seri vjedhjesh në Dhërmi, Qeparo, Kuç dhe Himarë

Shkruar nga Versus

EMRI/ Vidhte banesa, dyqane dhe objekte kulti, arrestohetnë Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësi”, duke arrestuar një 37-vjeçar të dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve të fundit në zona të ndryshme të bregdetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi A.A., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të kryera në Dhërmi, Qeparo, Kuç dhe Himarë, në periudhën janar–qershor 2026.

Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari ka vjedhur banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

Policia bën me dije se identifikimi dhe kapja e tij është bërë pas një pune hetimore disa mujore, ku janë administruar prova materiale, pamje filmike dhe janë kryer veprime të shumta procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës.

Autoritetet theksojnë se hetimet nuk janë mbyllur ende dhe po verifikohen edhe raste të tjera të ngjashme, për të cilat dyshohet se mund të jetë i përfshirë i njëjti shtetas.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Poll