AKTUALITET /

Policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn: Ka zaptuar hapësirën para Kryeministrisë

Lapaj është shprehur që pas gjithë këtyre skandaleve të kishte reagim nga populli, por në kushtet kur kjo gjë nuk ka ndodhur, do të jetë në protëstë pa ndalim përpara kryeministrisë.

Shkruar nga Versus
Policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn: Ka zaptuar
Adriatik Lapaj në protestë

Policia ka proceduar kreun e partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn, i cili prej tre ditësh po proteston para kryeministrisë. 

Në njoftimin e saj, uniformat blu shkruajnë se i kanë  referuar materialet në Prokurori për Lapajn, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

Lapaj është shprehur më herët që pas gjithë këtyre skandaleve të kishte reagim nga populli, por në kushtet kur kjo gjë nuk ka ndodhur, do të jetë në protëstë pa ndalim përpara kryeministrisë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

F. V. dhe N. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes./Versus.al

Poll