POLITIKË /

“Do jem këtu ditë-natë”, Lapaj nis vetëm me një karrige protestën pa ndalim: Rama duhet të dorëhiqet

Lapaj tha se kishte pritur që të kishte reagim të fortë nga qytetarët për gjithçka po ndodh, por në kushte të tilla doli i vetëm t1% nisë protestën pa ndalim para godinës së qeverisë.

Shkruar nga Versus
“Do jem këtu ditë-natë”, Lapaj nis vetëm me
Adriatik Lapaj protestë para kryeministrisë

Pasi demokratët mbajtën foltoren e tyre të përjavshme me fjalim e më pas largim drejt shtëpisë, kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vendosur të dalë në sheshin para kryeministrisë duke nisur i vetëm një protestë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se kishte pritur që pas gjithë këtyre skandaleve të kishte reagim nga populli, por në kushtet kur kjo gjë nuk ka ndodhur, Lapaj duke mbajtur vetëm një karrige në formë simbolike është shprehur se që prej mbrëmjes së djeshme e në vazhdim do të jetë në protëstë pa ndalim përpara kryeministrisë.

Ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen çdo ditë e më shumë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nga posti që tashmë e mban prej 2013-ës.

“Kisha rreth 3 vite që nuk kisha zbritur në këtë shesh për të protestuar. Sot është data 8 dhjetori i rinisë që rrëzoi “komunizmin” dhe gjithë ditën kam pritur që të kishte reagim, protestë, inat në gjithçka që po ndodh. Sot kam ardhur këtu si 3 vite pas që protestoja dikur për çmimet, të nis një protestë tjetër, përballë Edi Ramës që duhet të dorëhiqet. I cili ka marrë nën sulm drejtësinë e në datë 12 GJK duhet të shprehet. Unë sot po nis një protestë këtu, ato shokët e partisë i përshëndes por kjo është një protestë si qytetar. I ftoj të gjithë, është simbolikë kjo nisje i vetëm dhe do jem këtu ditë-natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi, jo duke ngrënë dreka e darka e duke dalë në Tv e duke ardhur për të protestuar njëherë në kaq. Nga sot do të vazhdojmë dhe uroj që këtu të ketë qindra e mijëra shqiptarë në ditët në vijim. Fundja ky është fati im të jem një protestues i përjetshëm.

Do jetë pa ndalim ditë natë, sot nesër pasnesër. Askush nuk mund të kërcënojë gjykatat e këtij vendi, sidomos GJK. Mendoj që nuk ka gjë për të festuar në një kohë kur luhen fatet e një vendi. Në mëngjes do të dorëzojmë në polici procedurën se i vetëm më lejohet të rri, nesër do të dorëzohet kërkesa për protestën. Nuk mund të vazhdojë kjo histori kështu me një kryeministër që kërcënon gjyqësorin në momentin që po i troket te dera e vet. Janë kapur të gjithë gafil.”- u shpreh Lapaj ndër të tjera.

Kryetari i partisë që siguroi vetëm një mandat deputeti pavarësisht se mori më shumë vota se partitë e tjera të vogla, tha se kjo është një protestë pa ngjyrime politike, por thjesht si qytetarë. Versus.al

Poll