
Emisioni investigativ italian "Le Iene" ka publikuar pamjet ekskluzive nga aksioni i SPAK-ut në zemër të Tiranës, ku u godit një call-center i dyshuar për mashtrim masiv qytetarësh evropianë përmes investimeve të rreme në bursa.
Organizata, me seli në Shqipëri dhe qendra thirrje në Evropë, fitonte 20-30 milionë euro në muaj duke mashtruar viktima të panumërta.
Një zë policor urdhëron: "Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë!", ndërsa punonjësit e call-center-it shoqërohen me pranga.
Vieë this post on Instagram
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masa të rënda:
Remir Gjoligaj – Arrest me burg
Endri Gjata – Arrest me burg
David Qerimi – Arrest me burg
Elis Merkaj – Arrest me burg
Rentjan Peposhi – Arrest me burg (20 ditë)
Odeas Kuqi – Arrest me burg (20 ditë)
Hysen Xhepexhiu – Arrest me burg
Klaudio Kaçupi – Arrest me burg
Ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllëzerit Alfred dhe Arjan Prekaj, që drejtonin këtë makineri mashtrimi./Versus.al


