AKTUALITET /

“Policia shkonte shpesh në shtëpinë e tyre”: Flet vëllai i viktimës në Fier: Lajmin ma dha kunata, kishin konflikte të vazhdueshme

Vëllai i Anesti Ramës, 56-vjeçarit që humbi jetën, ka folur për mediat duke pohuar se familja kishte pasur probleme të vazhdueshme.

Shkruar nga Versus

 

“Policia shkonte shpesh në shtëpinë e tyre”: Flet

Ngjarja tronditëse në Fier, ku një 26-vjeçare mbyti babanë e saj me tel, ka sjellë reagime edhe nga familjarët e viktimës. Vëllai i Anesti Ramës, 56-vjeçarit që humbi jetën, ka folur për mediat duke pohuar se familja kishte pasur probleme të vazhdueshme.

“Policia ka ardhur disa herë në shtëpinë e tyre, sepse kishin konflikte të shpeshta. E mora vesh lajmin nga kunata. Nuk e prisja kurrë diçka të tillë,” – është shprehur ai.

Deklarata e tij hedh më shumë dritë mbi marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes Rama, të cilat mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit. /Versus.al

Tags:

fier deshmi

Poll