AKTUALITET /

P*rdhunoi një vajzë në makinë dhe shkoi në lokalin ku pihej kokainë, arrestohet 31 vjeçari! Në pranga pronari dhe 5 klientë

Shtatë persona u arrestuan nga Policia e Tiranës pas një operacioni të zhvilluar nga Komisariati Nr.3 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”. Mes tyre, një 31-vjeçar me iniciale A.M. u kap në flagrancë duke mbajtur kallashnikov në makinë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.

Shkruar nga Versus

P*rdhunoi një vajzë në makinë dhe shkoi në lokalin ku

Shtatë persona u arrestuan nga Policia e Tiranës pas një operacioni të zhvilluar nga Komisariati Nr.3 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”. Mes tyre, një 31-vjeçar me iniciale A.M. u kap në flagrancë duke mbajtur kallashnikov në makinë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.

Pas ngjarjes, i riu ka shkuar në lokalin e shtetasit E.K., 24 vjeç, ku dyshohet se konsumoheshin dhe shiteshin lëndë narkotike. A.M. akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municioni”, “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Ndërsa pronari i lokalit, E.K., akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municioni”, “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Përshtatje të ambienteve për përdorim të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Gjatë kontrollit në lokal, Policia gjeti të fshehura një pistoletë, një jelek antiplumb dhe dy shkopinj bejsbolli, ndërsa në automjetin e shtetasit A.M. u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.

Përveç arrestimeve kryesore, pesë persona të tjerë që ndodheshin në lokal gjatë ndërhyrjes policore u vunë gjithashtu në pranga, pasi dyshohet se kishin dijeni për aktivitetin kriminal, por nuk e denoncuan.

Të arrestuarit janë: E.K., 23 vjeç; A.P., 25 vjeç; S.C., 28 vjeç; K.R., 24 vjeç; dhe A.H., 26 vjeç, të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi”. Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll