AKTUALITET /

Prej 20 ditësh i zhdukur, flet i përlotur vëllai i Jurgen Karajt: Dua ta gjej që të kem një vend ku t’i vendos një lule

30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Dars dhe më pas ka përfunduar në lumin Mat.

Shkruar nga Versus
Prej 20 ditësh i zhdukur, flet i përlotur vëllai i Jurgen Karajt:
Jurgen Karaj

Përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj vazhdojnë edhe pas 20 ditësh kërkimesh intensive.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live”, vëllai i viktimës shprehu dhimbjen dhe bëri thirrje për ndihmë në gjetjen e trupit:

“Dua ta gjej, të di ku është. Të kem një vend ku t’i vendos një lule,” tha ai i prekur.

Ai shtoi se kërkimet kanë vazhduar prej 20 ditësh pa rezultat:

“Kemi 20 ditë që kërkojmë trupin. Dua ta di ku është, ku t’i vendos një lule. Autoritetet kanë kërkuar, por deri tani nuk ka asnjë shenjë. Kemi kontrolluar deri në liqenin e Ulzës. Në vendngjarje janë FSK, policia dhe bashkia.”

30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Dars dhe më pas ka përfunduar në lumin Mat.

Ai ndodhej në automjet si pasagjer, me drejtues mjeti 24-vjeçarin Andi Losha, kur makina humbi kontrollin dhe ra në përroit. Shoferi arriti të shpëtojë, ndërsa për Jurgen Karajn ende nuk ka asnjë gjurmë./Versus.al

Poll