AKTUALITET /

‘’Prej 8 muajsh pacientët hanë vetëm kos’’, alarm në spitalin e Korçës, KLSH gjen vjedhje dhe kushte skandaloze të ushqimit

Shkruar nga Versus

‘’Prej 8 muajsh pacientët hanë vetëm

Ndërsa ministria e Shëndetësisë flet për standarte në fushën e Shëndetësisë e laboratore, në spitalin e Korçës janë gjetur mungesa të kushteve minimale që duhet të ketë një spital. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar një situatë alarmante që lidhet me shëndetin e pacientëve.

‘’Prej 8 muajsh pacientët hanë vetëm ‘’Prej 8 muajsh pacientët hanë vetëm  

Në kuzhinë frigoriferët nuk kanë matës temperature duke rreitur rrezikun e konstaminimit të ushqimit që mbahet aty. Skandaloz është fakti se për dietat pediatrike nuk ka asnjë mbulim të grupmoshave të fëmijëve 1-4 muaj, 6,8 muaj, 8-12 muaj, 1-3 vjeç, pavarësisht se këta të fundit trajtohen në pavionin e spitalit. Në monitorimin e kryer gjatë periudhës 2024-2025, KLSH ka gjetur dhe nxjerrë në pah problematika serioze që rrezikojnë shëndetin e pacientëve në vend që ta përmirësojnë atë:

1. Mungesa e procedurave dhe përgjegjësive – Nuk ka dokumentim të qartë për detyrat e punonjësve dhe kontrollet për respektimin e higjienës dhe Standardeve për Akreditim Spitalor.

2. Pa menu pediatrike – Fëmijët nuk marrin dieta të përshtatura për grupmoshat e tyre (grupmoshat 1-4 muaj, 6-8 muaj, 8-12 muaj dhe 1-3 vjeç).

3. Mungesa e ekspertizës profesionale – Nuk përfshihet mjeku ose infermieri dietolog në hartimin dhe monitorimin e menusë ditore.

4. Sistemi i dobët i gjurmueshmërisë – Artikujt ushqimorë nuk regjistrohen me të dhënat identifikuese; disa produkte, si vezët, përdoren jashtë afateve të lejueshme.

5. Frigoriferë jo të pajisur dhe të amortizuar – Rritet rreziku i kontaminimit mikrobiologjik, sidomos tek mishi dhe bulmet.

6. Parregullsi në kontrata dhe furnizime – Marrja në dorëzim e artikujve nuk dokumentohet plotësisht; kontratat ndryshohen jashtë procedurave ligjore.

7. Mungesa e donacioneve të miratuara – Artikuj ushqimorë të dhuruar pranohet pa miratim të detajuar.

8. Mungesa e përputhshmërisë sasiore – Shumë artikuj të detyrueshëm për dieta specifike nuk përfshihen në mënyrë të qëndrueshme.

9. Menu e njëjtë për të gjithë pacientët – Periudha e gjatë (rreth 8 muaj) ku darka për pacientët ishte vetëm “kos”.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave të lidhura me operatorët ekonomikë për furnizimin me artikuj ushqimorë, u konstatuan parregullsi të ndryshme, që kanë sjellë vonesa në furnizim e rrjedhimisht ka krijuar mungesa në artikuj ushqimorë.

Në çdo ditë, që nga data 20.08.2024 deri në datën 05.06.2025 (data që mbyllet blloku i fundit i mbyllur dhe i vënë në dispozicion), pavarësisht se janë paraqitur forcat ditore sipas dietave përkatëse (për të rritur e për fëmijë), është dokumentuar hartimi i vetëm një menuje (me tre vakte), të njëjtë për çdo dietë, pa diferencuar dhe pa ndarë dietat përkatëse, sipas artikujve, kalorazhit dhe makronutrientëve të përcaktuar në Udhëzimin e MSHMS nr. 72, datë 07.02.2024. Bazuar në të njëjtin dokument, konstatohet se, nga data 20.08.2024 deri në datën 18.10.2024, darka ka qenë përgjithësisht “kos + sultjash”, ndërkohë që nga data 18.10.2024 deri në 05.06.2025, pra për rreth 8 muaj, darka për të gjithë forcën ditore (pacientët e shtruar të secilës dietë) ka qenë vetëm “kos”. Versus.al

Poll