AKTUALITET /

Proda “pastron” policinë: Shkarkohen 4 drejtorë për performancë të dobët në Lezhë, Dibër, Kamëz!

"Ilir Proda shkarkon 4 drejtorë policie për performancë të dobët!

Shkruar nga Versus

Proda “pastron” policinë: Shkarkohen 4 drejtorë për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të katër zyrtarë të lartë policie për performancë të dobët.

Mes tyre Drejtori i DVP Lezhë Altin Mena dhe zv.drejtorit për Rendin Kryekomisar Taulant Gjoka.

Në vend të Menës, Proda ka komanduar Kujtim Gjokën, zv.drejtorin aktual për Hetimin e Krimit në DVP Lezhë.

Po me të njëjtin motivacion u shkarkuan Shefi i Komisariatit Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit Kamëz Besmir Dervishi.

Kjo valë shkarkimesh vjen në një moment kur policia po përballet me sfida të mëdha në rend dhe siguri publike./Versus.al

Poll