AKTUALITET /

“Projekt i Soros”, pastori Akil Pano për gjinitë: Askush s’mund t’u thotë djemve që janë femra në trupin e një mashkulli

Shkruar nga Versus
“Projekt i Soros”, pastori Akil Pano për gjinitë: Askush
Akil Pano

Në komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale u zhvillua sot një seancë dëgjimore për projektligjin “Për baraznë gjinore”. I pranishëm ishte edhe pastori Akil Pano nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes, i cili tha se ky projektligj nuk ka asnjë domosdoshmëri për t’u miratuar dhe se synimi nuk është barazia mes gruas dhe burrit, por gjenderizimi i shoqërisë.

“Neni 24 trajton cështjen e kuotave të detyruara gjinore, nëse sot kemi kuota që 30% duhet të jetë në institucione publike femra, sipas këtij projektligji duke u hequr perceptimi binar mashkull femër mbi gjininë i bie që do kemi një problem shumë të madh sepse duhet të garantoni që pjesëmarrja të jetë 50% për çdo gjini dhe nuk kemi të bëjmë më me çdo gjini. Futja e edukimit gjinor nëpër shkolla. Ne jemi të interesuar që edukimi gjinor seksual i fëmijëve të mbetet domain i prindërve, askush nuk ka të drejtë të mësojë fëmijët tanë nëpër shkolla për ideolgjizimin gjinor askush nuk mund t’u shkojë fëmijëve tanë për t’u thënë djemve që mbase jeni vajza të burgosura në trupin e djemve”- tha Akil Pano.

Sipas tij, një projektligj i tillë po shtyhet nga ana e Soros dhe e majta radikale për t’u miratuar në Shqipëri ndërkohë që pak kohë më parë, presidenti i SHBA Donald Trump tha se kishte vetëm dy gjini.

“Është fjala për globalizmin e ekstremit të majtë që fatkeqësisht sot prej vendit ku duhet të marrim mbështetje politike, SHBA-të, vetëm 4 muaj më parë deklaroi se ekzistojnë vetëm 2 gjini. Ky projektligj bën totalisht të kundërtën. Çudia e madhe e tyre është fakti sesi Shqipëria kujtohet kaq vonë për t’u marrë me një projektligj të tillë. Nëse do të ishte për t’u trajtuar do ishte bërë gjatë administratës Biden.

Ajo që na takon ne është se jemi përgjegjës për të ardhmen e bijëve tanë dhe ata në të ardhmen do na gjykojnë sesi e kemi parë ne çështjen e jetës së tyre në domensionin emocional, shpirtëror, ky projektligj nuk trajton barazinë mes burrit dhe gruas, por gjenderizimin e shoqërisë”- shtoi pastori. Versus.al

Poll