AKTUALITET /

“Dëshmova në polici se nuk jam organizatorja, sepse jeni ju”, banorja e Rrjollit: Protestat tona paqësore, deri në rrëzimin e këtij sistemi politik

Kokaj tha se nuk e ka pranuar ta marrë përsipër këtë rol, pasi janë vetë qytetarët ata që kanë ardhur në shesh për të protestuar kundër qeverisë

Shkruar nga Versus

“Dëshmova në polici se nuk jam organizatorja, sepse jeni

Banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, një nga personat e grupit organizativ të protestës kundër projektit të Zvërnecit dhe ndërhyrjeve në Rrjoll, në fjalimin e saj mbrëmjen e sotme, tha se është thirrur nga policia të dëshmojë nëse është ajo apo jo organizatore e protestës.

Kokaj tha se nuk e ka pranuar ta marrë përsipër këtë rol, pasi janë vetë qytetarët ata që kanë ardhur në shesh për të protestuar kundër qeverisë.

"Sapo vij nga komisariati i policisë ku isha për të bërë një deklaratë. Unë jam pjesë e grupit që morëm nismën ditën e parë për organizimin e protestës por s’jam organizatore, ata jeni ju.

Gjithashtu marshimi i mbrëmshëm në autostradë ishte veprim spontan, dhe nuk u koordinua nga askush. Bravo atyre që arritën të shkonin dhe bravo atyre që treguan maturi dhe nuk u përplasën me policinë e shtetit, sepse ata janë prindërit tanë, vëllezërit tanë dhe ne duhet ti respektojmë. Kanë zgjedhur një detyrë, ne duhet ti respektojmë dhe ne do të protestojmë dhe për ata. Protestat do të vazhdojnë të jenë paqësore, të tregojmë qytetari dhe pa cënuar bashkëqytetarët tanë.

Kjo protestë është dhe për ata që nuk mund të vijnë në protestë pasi humbin punët.

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, kjo ka qenë thirrja juaj dhe kështu do të vazhdojë, përtej partive politike. Kërkesa jonë është e qartë, rrëzimi i këtij sistemi politik, tha Luçiana Kokaj.Versus.al

Poll