AKTUALITET /

“Prokurorët pika pika”, Mallezi në GJKKO: Kraja, hetues i komunizmit! Millonai u katapultua nga Balla

Malltezi akuzoi prokurorët se po e përndiqnin politikisht.

Shkruar nga Versus
“Prokurorët pika pika”, Mallezi në GJKKO: Kraja, hetues i
Prokurori Arben Kraja, i pandehuri Jamarbër Malltezi

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi me themel për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka nisur të lexojë 200 faqe me prova për të kundërshtuar akuzat. Menjëherë në sallë kanë nisur debate mbi mënyrën sesi ai i cilësonte prokurorët të cilët i quan “prokurorë politikë”.

Gjykata ndërhyri duke i kërkuar Malltezit që t’u drejtohej vetëm si “prokurorë”. Ky i fundit e zëvëndësoi më pas fjalën me “prokurorët pika pika”.

Malltezi: Po si tu them prokuror, ata janë prokuror politik që ngritën një akuzë politike.

Gjykata: Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokuror

Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë

Në vazhdim Malltezi paraqiti pretendime mbi të shkuarën e prokurorit Arben Kraja si hetues i kominizmit dhe katapultimit sipas tij të Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla, ndërhyn Millonai, kërkesë gjykatës

“Kërkoi ti tërhiqet vërejtje të pandehurit, pasi të pandehur nuk janë prolurorët në këtë proces. Nëse ka pretendime, t’iu drejtohet organeve përkatëse. Të qëndrojë brenda atyre elementëve që përmban akuza”- u shpreh Millonai. Versus.al

Poll