
Prokuroria e Apelit ka paraqitur ankim ndaj vendimit të shkallës së dytë që shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin, këngëtarin dhe aktorin shkodran.
Nga shkalla e parë, Ejlli ishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale të falsifikimit të dokumentave. Ky vendim ishte ankimuar në shkallën e dytë, ku më 8 maj 2025 Apeli vendosi ta shpallë të pafajshëm.
Tashmë, dosja e tij ndodhet në Gjykatën e Lartë, ku relator i çështjes është caktuar Sokol Binaj.
Bashkë me Ejllin, është dënuar edhe Fatmir Avdurramani, i cili kishte përfituar nga akti i kryer prej tij gjatë kohës që Ejlli nuk ishte noter dhe përdori vulën.
Avdurramani rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit, ndërsa në vitin 2021 iu firmos sekuestro pasurish dhe më 2022 iu konfiskuan ato./Versus.al

