AKTUALITET /

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë u sulmuan nga hakerat iranianë? Vjen reagimi i institucioneve

Shkruar nga Versus

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë u sulmuan nga hakerat

Pas pretendimit të hakerave iranianë për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, vetë institucionet kanë reaguar duke thënë informacion për mediat.

Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik, por faqja e internetit që menaxhohet nga KLGJ, bën me dije reagimi.

“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Larte, nuk ka pesuar sulm kibernetik, por sipas protendimeve te Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj, dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”- thuhet në reagim.

Ndërsa institucioni i prokurorisë së përgjithshme thekson se verifikimet e kryera deri më tani nuk tregojnë se ka patur ndonjë kompromentim të të dhënave tek hakerat iranianë.

“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”- thotë prokuroria. Versus.al

Poll