AKTUALITET /

Prost*tucion në banesën e marrë me qira, arrestohet vietnamezja, e pësojnë 2 klientët

Shkruar nga Versus

Prost*tucion në banesën e marrë me qira, arrestohet vietnamezja,

Një 51 vjeçare nga Vietnami është arrestuar nga policia e Tiranës gjatë një operacioni të zhvilluar në rrugën “Mine Peza”.

Në pranga ka rënë Th.H e cila dyshohet se kishte marrë apartamentin me qira për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit. Policia sekuestroi shuma parash dhe një celular.

Dy klientët e saj u proceduan në gjendje të lirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll