
Mirditë- Pavarësisht protestës së minatorëve të Spaçit prej 27 ditësh në vendin e punës dhe në Parlamentin e Shqipërisë, kompania turke “Tete Albania”, jo vetëm që nuk u ka dhënë përgjigjie kërkesave të punëtorëve, por ka vendosur pushimin nga puna të 40 personave.
Në urdhrin e firmosur nga administratori turk Cem Koray Yagci, minatorëve u kërkohet që të dorëzojnë të gjitha sendet e punës në pronësi të kompanisë “Tete Albania”.

Kujtojmë se minatorët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit duke kërkuar që t’u përmbushen kërkesat themelore si njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.
Pavarësisht se ata protestuan para Kuvendit të enjten e kaluar, kjo nuk ka sjellë asnjë lloj reagimi të kompanisë turke e cila duket e pashqetësuar nga protestat e punonjësve që kërkojnë kushte më të mira pune. Versus.al

