
Ka nisur në Tiranë protesta e 9-të qytetare kundër projektit të Zvërnecit.
Sikurse protestat e shkuara, fillimisht të rinjtë e të rejat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Me flamuj kuq e zi, pankarta në duar, disa prej tyre me plis në kokë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë ku pritet të nisin fjalimet me kërkesat e protestuesve.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, për të kremtuar 35-vjetorin e PS të qarkut Shkodër.

