
Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit në Tiranë, policia shoqëroi gjithsej 52 persona, nga të cilët 17 u arrestuan, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Pas përfundimit të fjalimeve, protesta u shoqërua me incidente: disa protestues hodhën koktej molotov drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit reaguan me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Më pas tubimi u zhvendos drejt zonës së Kuvendit, ku u raportuan sërish përplasje dhe ndërhyrje policore.
Si pasojë e tensioneve pati edhe persona të lënduar, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitali Universitar i Traumës.
Nga ambientet e spitalit, Sali Berisha deklaroi se dy protestues kishin hematoma serioze dhe goditje në kokë, duke akuzuar policinë për dhunë./Versus.al

