AKTUALITET /

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV merr vëmendje ndërkombëtare, Bebe Rexha shpreh mbështetjen e saj

Shkruar nga Versus

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV merr vëmendje

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social instagram, Bebe ndau thirrjen për protestë, ku me një mesazh mbështetjeje në prag të marshimit të madh të 18 majit, ylli me origjinë shqiptare i ka dhënë kësaj beteje përmasa të mëdha.  

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë, kemi luftuar ta ruajmë dhe ta mbajmë gjallë.

Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e tij, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

Studentët po protestojnë kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe këtë të hënë që vjen. Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.”- shkruan këngëtarja shqiptare. Versus.al

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV merr vëmendje Protesta e studentëve shqiptarë në RMV merr vëmendje  

 

Poll