AKTUALITET /

Protestë kundër ligjit për gjinitë në sheshin “Skënderbej”, Akil Pano: Është instaluar totalitarizmi

Shkruar nga Versus
Protestë kundër ligjit për gjinitë në sheshin
Akil Pano

Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës zhvilloi sot një tubim në sheshin “Skënderbej” kundër ligjit për “Barazinë Gjinore” i cili u miratua me 77 votat e socialistëve të enjten e kaluar në Kuvend.

Protestës i janë bashkuar qytetarë të shumtë të cilët e konsiderojnë ligjin të panevojshëm dhe të dëmshëm për shoqërinë shqiptare.

Vihet re gjithashtu edhe prania e vogëlushëve të cilët ishin veshur me simbolet kombëtare. Qytetarët kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga presidenti Bajram Begaj duke i dërguar këtij të fundit edhe një letër.

Pastori Akil Pano i cili ka qenë ndër kritikët më në zë kundër këtij ligji tha se me këtë ligj të miratuar, në Shqipëri është instaluar totalitarizmi duke akuzuar qeverinë se synon të shfarrosë kulturën shqiptare nëpërmjet politikave liberale”.

“77 kartonat e gjinisë së shumëfishtë, gjithëpërfshirëse, të ndërthurur në gjithë diversitetin e tyre miratuan ligjin e turpit. Ky është ligji i ekstremeve globaliste, liberaliste të ekstremit të majtë. Në Shqipëri, unë deklaroj që është instaluar totalitarizmi. Kryeministri dhe mazhoranca e sektit të rilindjes ju mirëpret në botën e re të njeriut me shumë gjini. Por pa nderin, pa besën, pa moralin, pa besimin dhe lirinë e të parëve tanë.

Sekti i Rilindjes ju mirëpret në botën e re të marksizmit kulturor me ligje të reja, me gjuhë të ndryshuar, me pasaporta X dhe tualete neutrale. Mirë se erdhët në botën e re të sektit të rilindjes ku djemve u thuhet se janë zdromsa, ndërsa burrave u thuhet se janë çyrykë. Ky është turp...”- tha Pano mes të tjerash. Versus.al

Poll