
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjin, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas të dhënave paraprake, në motor kanë qenë dy persona, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa burime spitalore bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policia e Shtetit, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur veprimet hetimore.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa ekspertët autoteknikë po administrojnë provat në vendin e ngjarjes për përcaktimin e përgjegjësive.Versus.al

