Live Updates /

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë mijëra qytetarë

Protesta qytetare kundër projektit turistik të Zvërnecit, e cila njihet si “Revolucioni i Flamingove”, ka hyrë në ditën e 16-të, ku numri i pjesëmarrësve sa vjen dhe rritet. Qindra qytetarë, së bashku me fëmijët e tyre i janë bashkuar protestës së sotme, këtë mbrëmje para Kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Kërkesat e tyre tani nuk janë vetëm për Zvërnecin dhe Sazanin por dhe për shumë problematika të tranzicionit të gjatë politik, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Protesta qytetare kundër projektit turistik të Zvërnecit, e cila njihet si “Revolucioni i Flamingove”, ka hyrë në ditën e 16-të, ku numri i pjesëmarrësve sa vjen dhe rritet. Qindra qytetarë, së bashku me fëmijët e tyre i janë bashkuar protestës së sotme, këtë mbrëmje para Kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Kërkesat e tyre tani nuk janë vetëm për Zvërnecin dhe Sazanin por dhe për shumë problematika të tranzicionit të gjatë politik, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

4 Postime
25 MINUTA ME PARE

“Fëmijët tanë s’kanë qenë kurrë të lumtur”, 88-vjeçarja para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar dhe ndajeni kafshatën e bukës bashkë

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protesta e 16-të

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministria e Shqipërisë kundër investimit në zonën e Zvërnec, ka marrë fjalën një e moshuar 88-vjeçare, e cila përcolli një mesazh për bashkim dhe unitet mes qytetarëve.

Ajo u shpreh se në Shqipëri ka parë “gjithmonë rrëmujë” dhe se familjet shqiptare, sipas saj, nuk kanë qenë kurrë të lumtura.

Duke iu drejtuar të rinjve, e moshuara bëri thirrje për bashkim mes shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë, duke theksuar se ndarja e vështirësive dhe solidariteti janë të domosdoshëm.

“Jam një nënë 88-vjeçare… ju them të jeni të bashkuar dhe ta ndani kafshatën bashkë, si me Kosovën, si me Shqipërinë,” u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.

Deklarata e saj u prit me vëmendje nga protestuesit e pranishëm në tubim.Versus.al

1 ORE ME PARE

EMRAT/ Publikohen për herë të parë 3 liderët e organizimit të protestave qytetare, aktivisti: Na njeh dhe policia

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protesta e 16-të

Në ditën e 16-të të protestës së njohur nga qytetarët si “Revolucioni i Flamingove”, janë bërë publike për herë të parë emrat e tre nismëtarëve të kësaj lëvizjeje qytetare.

Sipas deklaratës së aktivistit Alben Kola, nismëtarët e protestës janë Luçiana Kokaj, Alben Kola dhe Arlinda Lleshi.

Protesta, e cila që në fillim është paraqitur si një lëvizje pa struktura politike dhe pa drejtim të deklaruar, tashmë ka nxjerrë publikisht figurat që konsiderohen si organizatorë të saj, ndonëse vetë ata theksojnë se lëvizja mbetet qytetare dhe e hapur.

Sipas Kolës, marshimi është organizuar nga të rinjtë dhe qytetarët pjesëmarrës, ndërsa qëllimi është ruajtja e qetësisë dhe shmangia e incidenteve gjatë zhvillimit të protestës.

Ai ka bërë gjithashtu të ditur se nga kjo fazë e protestës nuk do të ketë më marshime jashtë perimetrit të Unaza e Tiranës, duke apeluar për unitet dhe disiplinë në vijimin e protestave.

Organizatorët kanë kërkuar që lëvizja të vijojë në mënyrë paqësore, pas incidenteve të raportuara në protestat e mëparshme.Versus.al

 

1 ORE ME PARE

Protesta qytetare ndryshon itinerarin, Fjoralba Ponari publikon hartën dhe rregullat e reja

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protesta e 16-të

Në ditën e 16-të të protestës qytetare që prej javësh zhvillohet në rrugët e Tiranës, blogerja dhe moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë me ndjekësit e saj detaje mbi itinerarin që do të ndjekë marshimi i kësaj mbrëmjeje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar hartën e lëvizjes së protestuesve, ndërsa bie në sy edhe ndryshimi i mënyrës së organizimit të protestës. Sipas udhëzimeve të shpërndara, marshimi do të zhvillohet i unifikuar, pa ndarje në grupe të veçanta dhe pa devijime të paparashikuara nga rruga e përcaktuar.

Organizatorët kanë vendosur që lëvizja e protestuesve të mbetet brenda perimetrit të Unazës së  Tiranës, ndërsa nisja është parashikuar në orën 20:30. Një tjetër kërkesë drejtuar pjesëmarrësve është mbajtja e një korsie të lirë gjatë gjithë kohës, për të garantuar kalimin e mjeteve të emergjencës.

Publikimi i këtij itinerari vjen vetëm një ditë pas episodeve të mbrëmjes së kaluar, kur një grup protestuesish u shkëput nga rrjedha e marshimit dhe u drejtua drejt zonës së Rinas. Aty ata u përballën me një prezencë të shtuar të forcave të policisë, çka duket se ka sjellë edhe nevojën për një organizim më të kontrolluar të protestave në vijim.Versus.al

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protesta e 16-të

1 ORE ME PARE

Nis protesta e 16-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protesta e 16-të

Në ditën e 16-të të protestës që po zhvillohet në Tiranë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit në protestë shprehen se qeveria nuk po i merr parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe se kërkesat e tyre nuk janë adresuar.

Protesta që nisi fillimisht si reagim ndaj projektit turistik në zonën e Pishë Poro dhe Sazan ka hyrë sot në ditën e 16-të të saj, duke u zgjeruar më tej në një mobilizim qytetar.

Lëvizja nisi pas kundërshtimeve për investimin e planifikuar në një zonë të mbrojtur dhe më pas u shtri në një protestë më të gjerë me kërkesa ndaj qeverisë dhe institucioneve.

5 kërkesat kryesore të protestuesve

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore:

Largimin e qeverisë

Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë

Anulimin e “Paketës së Maleve”

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Poll