
Durrës- Sherret që tanimë janë kthyer në “zakon” për adoleshentët për pak sa nuk kanë shkaktuar një tjetër tragjedi mbrëmjen e djeshme në lagjen 13.
Dy grupe adoleshentësh janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin për shkak se njëri prej tyre kishte prekur në shpatull njërin prej adoleshentëve të grupit tjetër.
“Pse më preke?”, dyshohet të ketë qenë pyetja që nxiti sherrin që shkaktoi 3 të plagosur me thikë në qytetin bregdetar. Të plagosur me thikë kanë mbetur tre të rinj të moshave 18, 19, 20 vjeç, të cilët u dërguan në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, prej nga ku bëhet me dije se dy prej tyre janë në kujdesin intensiv të mjekëve, kurse 19-vjeçari ka dalë nga spitali.
Ndërkohë, dy autorët e dyshuar të ngjarjes të moshave 15 dhe 19 vjeç janë ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tyre. Versus.al

