POLITIKË /

302 mln $ kredi për pajisje ushtarake, Balla: Sorrat e korbat të bërtasin! Bardhi: Zgjodhët inceneratorët në vend të NATO-s

Shkruar nga Versus
302 mln $ kredi për pajisje ushtarake, Balla: Sorrat e korbat të
Gazment Bardhi, Taulant Balla

Sot socialistët miratuan me shumicë votash kalimin me procedurë të përshpejtuar të një marrëveshje për marrjen e kredisë 302 milionë dollarë nga SHBA për të blerë pajisje ushtarake. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kjo është një nevojë urgjente, ndërsa ironizoi edhe protestuesit dhe demokratët.

“Kemi propozuar shqyrtrimin me procedurë të përshpejtuar sepse është nevojë urgjente që Shqipëria të përfitojë sa më shpejt të jetë e mundur nga kjo marrëveshje dhe të fillojë disbursimi i fondeve të vëna në dispozicion. Sorrat dhe korbat le të vazhdojnë të bërtasin, shqiponja bashkë me flamingot do të vazhdojnë të punojnë për Shqipërinë”- tha Balla.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se nëse qeveria kishte patur 14 vite në dispozicion për të përmbushur detyrimet që i caktohen si vend anëtar i NATO-s, por zgjodhi të jepte para për inceneratorët.

“Paaftësia dhe mungesa e vizionit të qeverisë që e çuan Shqipërinë deri në pikën që të rrezikonte anëtarësimin në NATO sepse nuk kishte përmbushur shpenzimet e mbrojtjes, nuk ëhstë kurrë urgjencë. E ka emrin paaftësi e mungesë vizioni. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes në shkelje të angazhimeve si vend anëtar i NATO-s ndërkohë që Edi Rama mburret publikisht për të kundërteën duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim atë që në fakt do duhet të kishte bërë prej kohësh.

Shqipëria ka patur të gjitha mundësitë që përgjatë 14 viteve ta përmbushte vetë këtë detyrim, por në vend të NATO-s zgjodhët inceneratorët që nuk ekzistojnë. Nëse 300 milionë dollarë nuk do ishin vjedhur nga Rama bashkë me Zoton e Mërtirin për inceneratorë që nuk ekzistojnë, por do ishin investuar për sigurinë kombëtare, nuk do kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”- u shpreh Bardhi mes të tjerash pavarësisht se nënvizoi se PD është pro marrëveshjeve të tilla me SHBA-të. Versus.al

Poll