
Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka mbyllur procedurat për të marrë në dorëzim 3 avionë për shuarjen e zjarreve të cilët do të vijnë në fund të vitit.
“Ndërkohë që kemi mbyllur procedurën për 3 avionë të cilët do të vijnë në fund të vitit, por në ndërkohë kemi një proces të dakordësuar që në momentin e një nevoje të veçantë, kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten dhe do jenë gati avionët e rinj që do të merren në fund të këtij viti pasi gjithçka ka përfunduar si procedurëë”- tha Rama. Versus.al

