POLITIKË /

Shehaj mori dokumentin e kredisë qindra mln dollarë, PS: Të përjashtohet me 60 ditë dhe të hetohet nga SPAK

Dokumenti ishte klasifikuar si konfidencial dhe nuk mund të lexohej nga deputetët përveçse në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi.

Shkruar nga Versus

Shehaj mori dokumentin e kredisë qindra mln dollarë, PS: Të

Partia Socialiste ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj kreut të partisë Mundësia, Agron Shehaj pasi ky i fundit mori dokumentin konfidencial në zyrat e Kuvendit ku ishte paraqitur projektligji për huanë 302 milionë dollarë nga SHBA.

Socialistët kërkojnë që Shehaj të përjashtohet me 60 ditë nga seancat plenare dhe pjesëmarrja në komisione.

Sipas shkresës, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huas direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak, deputetët janë informuar se dokumenti përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pas nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit.

Gjithashtu PS kërkon që ky rast të referohet në SPAK dhe të hetohet pavarësisht se deputeti më pas e ktheu marrëveshjen e kredisë.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren, e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjelljeje të dhunshme dhe të papranueshme”, thuhet në kërkesën e depozituar.

Përveç masës disiplinore, socialistët kërkojnë që rasti t’i referohet SPAK-ut për hetim, duke pretenduar se veprimet e deputetit mund të përbëjnë vepra penale që lidhen me marrjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, përvetësimin e dokumenteve, pengimin e detyrës së funksionarit publik dhe shkelje të dispozitave për mbrojtjen e sekretit shtetëror. Versus.al

Poll