POLITIKË /

Sot seanca e fundit plenare, protestuesit mblidhen sërish para Kuvendit

Shkruar nga Versus

Sot seanca e fundit plenare, protestuesit mblidhen sërish para Kuvendit

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare që pritet të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar. Seanca nis në orën 10:00 me miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar të 23 korrikut ku u miratua raporti i PS përsa i takon Reformës Territoriale.

Ndërsa pas miratimit të procesverbalit, do të votohet projektvendimi për një ndryshim sa i takon caktimit të anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme.

Njëjtë si në seancën e kaluar, edhe këtë herë qytetarët kanë njoftuar një protestë para Kuvendit ku të gjithë do të mblidhen pas marshimit nga sheshi Skënderbej.

Gjatë seancës së kaluar, një grup i madh protestuesish qëlluan me vezë makinat e ligjvëësve dhe ministrave duke kërkuar shkrirjen e parlamentit me arsyetimin se deputetët që ndodhen aty, nuk përfaqësojnë më qytetarët. Policia ka marrë masa të rrepta sigurie njëjtë si në protestën e kaluar ku u përdor gaz lotsjellës e ujë me piper për të shpërndarë protestuesit. Versus.al

Poll