POLITIKË /

Nesër Kuvend dhe protestë, priten tensione në Tiranë! Mobilizohet policia

Tubimi vjen pas protestës së 23 korrikut, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë

Shkruar nga Versus

Nesër Kuvend dhe protestë, priten tensione në Tiranë!

Tirana pritet të jetë nesër në qendër të zhvillimeve politike, teksa Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e fundit plenare dhe paralelisht është paralajmëruar një protestë qytetare përpara godinës së Parlamentit.

Seanca do të zhvillohet në orët e paradites, ndërsa deputetët pritet të diskutojnë për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare.

Në të njëjtën kohë, organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke kërkuar pjesëmarrje përballë Kuvendit.

Tubimi vjen pas protestës së 23 korrikut, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa pati edhe momente të vështira gjatë hyrjes së deputetëve në ambientet e Parlamentit të cilët u goditën me vezë nga protestuesit.

Përballë kësaj situate, Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet dhe ka marrë masa shtesë sigurie për të garantuar zhvillimin normal të seancës plenare dhe ruajtjen e rendit publik në zonën përreth Kuvendit./Versus.al

 

Poll