POLITIKË /

"Lexojeni gjatë pushimeve", Rama "lidh" 'Besën' me shqiptarët: S'do ndihen më të papërfillur

Shkruar nga Versus

"Lexojeni gjatë pushimeve", Rama "lidh"

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij prezantoi dokumentin e titulluar “Besa” që sipas tij do të shërbejë që shqiptarët të mos ndihen më si të padëgjuar apo të papërfillur.

Dokumenti u shpërnda për deputetët e ministrat të cilëve u kërkoi ta lexojnë gjatë pushimeve.

“E kam titulluar me emër të vjetër dhe shumë të madh: Besa. E  di që do të hapë debat, por e zgjodha edhe pse do të hapë debat. Nuk gjeta asnjë fjalë që ta thotë më qartë që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, të mos ndihen si të padëgjuar e të painformuar, të papërfillur! Do ta merrni për ta shkoqitur gjatë pushimeve. E di që para se ta lexoni do të jetë hedhur në kanale sociale, i mbuluar me pupla sorrash. C’est la vie! Kam shkruar edhe një aneks për mënyrën si PS do ta mbështesë kthesën. Atë nuk do ta merrni sepse do ta diskutojmë së pari në një takim të ngushtë me drejtuesit e komisioneve. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarëve. Është mes atyre që duan një Shqipëri më të drejtë e të besueshme dhe atyre që e kanë të domosdoshme një Shqipëri të përçarë dhe pa besim te shteti. Atyre, që i patë edhe dje, të grumbulluar si një grup i vogël sorrash te foltorja e parlamentit. Edhe pse tani, bulevardi i ka lënë si zogj korbi të kategorisë së dytë. Aleanca që na duhet është për ta mbrojtur kritikën, për ta kthyer zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën nga një çast përplasjeje në një test pjekurie të demokracisë”, tha Rama. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll