POLITIKË /

“Mblidhen si pupla të zeza në bulevard”, Rama për protestuesit: Zemra e protestës ka ikur

Sipas Ramës, protestuesit që mblidhen përnatë poshtë qeverisë po bëhen mish për top për armiqtë e huaj.

Shkruar nga Versus

“Mblidhen si pupla të zeza në bulevard”, Rama për

Kreu i qeverisë tha se tanimë në protestë nuk janë “flamingot” apo qytetarët e ndershëm që protestuan masivisht, por persona të tjerë që përpiqen të mbajnë gjallë revoltën.

Sipas Ramës, këta persona janë edhe pas “profileve fallco” dhe shtoi se janë identifikuar tanimë.

“Vazhduan ta mishërojnë si llumi që dekandon pasi thahet prurja e ujit të rrjedhshëm. Tani vazhdojnë ta kruajnë plagën me nervozizëm duke u mbledhur si pupla të zeza në bulevard apo rrotull parlamentit pasi zemra e protestës, ka ikur, ka shtegtuar bashkë me flamingot.

Ata nuk janë armiq të Shqipërisë, por bij të verbër të saj që ecin pa ditur se ku shkojnë dhe nuk e kanë haberin se janë mish për top i armiqve të huaj të Shqipërisë. Në radhë të atyre shtetërorë që lëshuan përmes resë digjitale breshëri masive avatarësh nën profile fallco të cilët i kemi tanimë të dokumentuar.

Por çfarë interesi kanë aktorët malinj për Shqipërinë? Zero! Vetëm kaosin dhe rrënimit të besimit që shqiptarët të mos i besojnë më askujt sepse një vend pa besim është i pambrojtur”- tha Rama. Versus.al

Poll