POLITIKË /

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Rama: Sorrat dhe korbat s'më kanë dhënë votë, kontrata ime është me shqiptarët

Rama shkruan se gjatë ditëve të fundit i kanë mbërritur mesazhe dhe komente të ndryshme lidhur me deklaratën e tij për "Bulevardin e Flamingove", ndërsa i është përgjigjur edhe kritikave të atyre që, sipas tij, refuzojnë çdo dialog dhe kërkojnë vetëm largimin e tij nga detyra.

Shkruar nga Versus
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Rama: Sorrat dhe
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj protestave të zhvilluara në Tiranë dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, duke theksuar se mandati i tij buron nga vota e qytetarëve dhe jo nga kërkesat e protestuesve.

Rama shkruan se gjatë ditëve të fundit i kanë mbërritur mesazhe dhe komente të ndryshme lidhur me deklaratën e tij për "Bulevardin e Flamingove", ndërsa i është përgjigjur edhe kritikave të atyre që, sipas tij, refuzojnë çdo dialog dhe kërkojnë vetëm largimin e tij nga detyra.

"Nuk kam kontratë me asnjë prej tyre. Asnjë prej tyre s'më ka dhënë votë dhe nuk kam ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo", shkruan kryeministri.

Ai sqaron se mesazhi i tij për flamingot nuk u drejtohej protestuesve, por ishte një reflektim mbi mësimet që, sipas tij, duhen nxjerrë nga kjo nismë.

Ndërsa protestuesit i përshkruan si "ana e errët e protestës", duke theksuar se ata nuk kanë lidhje me mesazhin që ai synonte të përcillte.

Në reagimin e tij, Rama shton se protestuesit janë të lirë të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij edhe deri në vitin 2029, duke nënvizuar se kjo është pjesë e lirisë dhe e funksionimit të demokracisë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama: 

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment: Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo! Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.

Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan!

Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike.Versus.al

Tags:

edi rama

Poll