
Pak para nisjes së seancës së fundit plenare në Kuvend, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e PS drejtuesit politikë të qarqeve. Ndër çështje kryesore të diskutimit pritet të jetë Reforma Territoriale në kushtet kur mes palëve politike nuk ka patur konsensus për të dalë me një raport të përbashkët në parlament.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve pritet të diskutohet edhe “Besa”, dokumenti të cilin kryeministri e përmendi gjatë fjalimit të tij të fundit të mbajtur të premten në mbledhjen e deputetëve dhe qeverisë. Versus.al

